FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reforma, Xhafaj konsultohet me shoqatat për nenet që lidhen me lirinë e medias

Pas debatit të shfaqur së fundi lidhur me nenin 13 të projektligjit për funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe të nenit 6, pika 3 të projektligjit “Për funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që kanë të bëjnë pikërisht me veprimtarinë dhe lirinë e medias, kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj ka pritur paraditen e sotme në një takim konsultues përfaqësues të organizatave jo qeveritare, të fokusuar në fushën e mbrojtjes së lirisë së medias.

Të pranishmit vlerësuan vullnetin për qartësimin e dispozitave ligjore përkatëse në mënyrë që ato t’i përshtaten frymës së standardeve ndërkombëtare, duke iu referuar standardit të ndalimit të ndikimeve të papërshtatshme të brendshme apo të jashtme”, me çfarëdo mjeti që ushtrohet ky ndikim.

Po ashtu të pranishmit në këtë takim vlerësuan opinionin e Komisionit të Venecias për tu saktësuar në ligj përjashtimi nga përgjegjësia çdo kritikë legjitime sipas Konventës Europiane për të Drejtat e njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim ishin përfaqësues të Unionit të Gazetarëve, Institutit Shqiptar të Medias, Qendrës (BIRN ALBANIA), Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, si dhe Shoqatës së Mediave Elektronike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?