Rexhep Meidani takim me presidentin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane: Bashkëpunim i rëndësishëm

Ish-presidenti Rexhep Meidani priti sot në Tiranë Martin Vulaj. Ai është Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane. Një takim ky për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Kosovës e diasporës shqiptare në SHBA. Meidani theksoi se e lidh një miqësi dhe bashkëpunim i gjatë daton që nga periudha pas Luftës së Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për çështjen shqiptare.

”Martin Vulaj dhe Ilir Rusi kanë qenë gjithmonë mbështetës të palëkundur të çështjes shqiptare dhe të Kosovës. Në ditët e vështira pas Luftës së Kosovës, bashkëpunimi ynë ka qenë i rëndësishëm për të forcuar pozicionin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Kontributi i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane ka qenë i çmuar, jo vetëm për mbështetjen politike dhe diplomatike, por edhe për ndihmën konkrete në procese të rëndësishme për Kosovën”, u shpreh Meidani.

Të pranishmit u shoqëruan në këtë takim nga Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili theksoi rëndësinë e rolit të diasporës shqiptare në SHBA për stabilitetin dhe integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike. Nga ana e tij, Martin Vulaj theksoi se Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane mbetet i përkushtuar për të vijuar mbështetjen ndaj Kosovës dhe forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe diasporës shqiptare, duke rikonfirmuar përkushtimin për të thelluar partneritetin strategjik për të ardhmen e shqiptarëve në rajon dhe më gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?