FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ristani: Shkrimi i revistës ”fake news”, Taulant Balla shkeli…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka folur në lidhje me dëshminë e tij në Prokurori për çështjen e lobimit në SHBA.

Ristani u shpreh se akuzat e revistës amerikane ‘’Mother Jones” janë lajme të rreme dhe se të gjitha kontratat e lidhura nga ana e PD-së janë bërë sipas ligjit. Ai tha se ka qenë deputeti i PS-së, Taulant Balla, njëherësh edhe kreu i grupit të PS në kuvend, ai që ka paralajmëruar hetimin nga ana e Prokurorisë, dhe se kjo gjë bie ndesh me pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

‘’Kohët e fundit janë shtuar së shumti lajmet e rreme që përhapen për interesa të caktuara. Për hir të saj është ndërtuar dhe kjo historia e lobimit që nuk është asgjë më shumë sesa një ‘’fake news”. Në muajin nëntor në i kemi kërkuar prokurorit të përgjithshëm që të niste hetime në lidhje me financimet e PD-së, pas zërave nga ana e kundërshtarëve politikë se ne kishim fshehu financimet tona. Shoku Balla e deklaroi në Kuvend atë që unë do pyetesha në Prokurori dhe kështu ndodhi. Nuk më erdhi aspak mirë që në të njëjtën ditë të marr fletëthirrjen nga ana e organit të akuzës që supozohet të jetë i pavarur. PD ka pasur një kontratë të ligjshme dhe të gjitha transfertat janë kryer përmes bankave, këtë kam thënë edhe në Prokurori”, u shpreh Ristani për televizionin ”Fax News”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse do të ketë një padi për ‘’Mother Jones” për prishje imazhi Ristani u shpreh: ”Jemi duke punuar për të parë nëse këto kanë ndikuar apo jo në prishjen e imazhit, sa kanë ndikuar. Është një çështje që po shqyrtohet nga ekspertët tanë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?