Romana Vlahutin dhe Donald Lu organizojnë sot pritjen e ‘lamtumirës’
Në një kohë kur u mbaron mandati, ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin dhe ai i SHBA-ve Donald Lu, kanë organizuar sot një pritje ‘lamtumire’.
Pritja është parashikuar të nisë në orën 20:00 në rezidencën e BE.
Burime për ‘BW’ thanë se në këtë mbrëmje janë ftuar përfaqësuesit më të lartë të partive politike dhe qeverisë.
Ndërkohë, nga ana tjetër Kuvendi vijon seancën plenare, ku në qendër të diskutimit është projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë pritet që diskutimet të vazhdojnë deri në mesnatë. Pyetjes së gazetares Karapanco nëse do shkojnë apo jo në këtë pritje, i është përgjigjur kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ai theksoi se: “Kemi parlament ne”.
Kujtojmë se dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar pas mandatin 3-vjeçar Donald Lu.
KOHA JONË SONDAZH

