Rreth 4 orë para hetuesve të SPAK-ut, zbardhet dëshmia e ish-ministrit Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Pas marrjes në pyetje për thuajse katër orë, që nga ora 10:00 e paradites, mësohet se ish-ministri ka thënë:

Kam zbatuar ligjin. Kam ngritur Komisione në përputhje me ligjin. Kryeni ekspertim nëse ka punime ose jo. Nuk i njoh fare kompanitë që përmendni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë po rri në burg në kundërshtim me ligjin, nuk jam i rrezikshëm dhe nëse do isha në arrest shtëpie, do bëja një mbrojtje efektive. Jam i gatshëm të deklaroj sa herë të më thërrisni”, tha Koka.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur përse nuk është botuar në një revistë ndërkombëtare njoftimi për tenderin, Koka tha: “Nuk ankimohet ligji për prokurimin publik në këtë rast, por aplikohet VKM për koncesionet dhe PPP, i cili thotë që bëhet njoftimi elektronik në sistemin elektronik të aplikacionit.”

Sa i përket akuzave për falsifikim firme për dokumentat e tenderit, Koka tha se “S’është firma ime”.

S’kam dijeni, nuk mund ta di unë nëse ka falsifikim. Edhe vetë prokurorisë ju desh të kryejë ekspertim.”

Ndërsa për shpronësimin e tokës, përse e kanë kthyer nga tokë truall nga tokë arë, Koka u përgjigj:

Është trajtuar si tokë arë dhe jo tokë truall, se nëse do ishte trajtuar si truall, çmimi do ishte 6 herë më i lartë. Për më tepër, ajo tokë kur doli leja e ndërtimit u shndërrua nga tokë arë në tokë truall.”

Për lidhjen me kompanitë e faturave, Koka tha: “Nuk i njoh, nuk kam asnjë lidhje dhe për vlerat që pretendohet që kam shkuar tek Sucra Alba, është kompani e vëllait i cili ndërroi jetë para pak kohësh, nuk kam lidhje. Ka 12 vjet që s’kam asnjë lidhje me këtë kompani.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?