Rritja e pagave të ushtarakëve me 30%, Edi Rama: E mbajta fjalën
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, po prezantojnë sot buxhetin 2022 për Ministrin e Mbrojtjes. Peleshi gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Forcat e Armatosura, tha se pagat e ushtarakëve do të rriten me 30%. Ministri tha se buxheti i vitit 2022, do të jetë 32% më i lartë se i këtij viti.
Kurse Rama deklaroi se e sheh me optimizëm çdo ditë të nesërme të Forcave të Armatosura Shqiptare, ndërsa theksoi se do të përmirësojnë kushtet dhe bonuset që rrjedhin detyrimisht nga kontributi i tyre.
”Pas krizës së zjarreve në gusht ju thashë se do të rris pagat, dhe sot janë të shkruara me 30 për qind rritje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sot ju them që vitin tjetër do ju rrisim përsëri pagat.
Besoj që nuk ka asnjë arsye që FA-të tona për energjinë, sakrificën, vlerën e shtruar që krijojnë, potencialin për të rritur kapacitetein e tyre profesional, të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës.
Ambicia është që brenda mandatit të tretë ne të jemi diku në mes. Besoj që mund ta arrijmë, dhe kur them së bashku kam parasysh atë që do marrim mbrapsht nga ky investim”.
KOHA JONË SONDAZH

