Rrjetet sociale i veshin bluzën e PS ambasadorit të BE: Iku Vllahutin, erdhi Soreca-Romana!

Qëndrimi që po mban ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, në lidhje me krizën politike e cila ka përfshirë Shqipërinë është bërë shkak që në rrjetet sociale të shpërthejnë fotomontazhet me pamje ironike për Luigi Soreca.

Para tij ishte Romana Vllahutin e cila ishte hapur, po krejt hapur, pro Edi Ramës dhe PS, aqsa pati hamendje dyshuese që shkonin përtej fantazisë mashkullore.

Së fundmi deklaratat dhe pozicionimi i Soreca, qartazi në anën e qeverisë, që nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës politike në vend, e bëjnë ambasadorin e Bashkimit Europian të duket sikur është anëtar i Partisë Socialiste dhe jo përfaqësuesi më i lartë i BE-së në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një fotomontazh të publikuar në rrjetet sociale nga Genc Sejko, ambasadori Soreca duket i veshur me bluzën e fushatës së Partisë Socialiste, tamam si të ishte anëtar i saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe komentet që vlojnë për të: Na iku një Vllahutin e na erdhi Soreca-Romana!

Natyrisht si redaksi online nuk kemi këtë mendim, por për hir të lajmit e postuam këtë fotomontazh që po bën namin në rrjetet sociale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?