Rrjetet sociale vlojnë me “Hamzain” e kohëve moderne
Debati për ndarjen e Kosovës u servir në Shqipëri nga gazetari Baton Haxhiu dhe nga Kryeministri Edi Rama, si një projekt i BE-së për normalizimin e Ballkanit. Por Samiti i Berlinit tregoi se pas kësaj ideje nuk ishte BE-ja, por Serbia e Rusia.
Ndërkohë ku qëndrimi serb është i njohur për Kosovën, tashmë pyetja është se çfarë interesash kishte Edi Rama dhe të tjerë që e përkrahën këtë ide e cila vinte në pikëpyetje integritetin territorial të Kosovës. Situata në të cilën e ka futur veten kryeministri shqiptar, në rrjetet sociale krahasohet me tradhtinë që Hamza Kastrioti bëri ndaj Skënderbeut duke bashkëpunuar me armikun, pra me turqit.
E në këtë rast rrjetet sociale e japin si “Hamzai” i kohëve moderne.

KOHA JONË SONDAZH

