Rrumbullaku takim me oficerët: Ndryshim të strukturave që merren me hetimin e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha gjatë një takimi me oficerë të policisë se synon një qasje ndryshe të policisë në raport me qytetarët.

Gjatë takimit, Rrumbullaku u shpreh se nuk ka prioritet ndryshimin e emrave në polici, por ndryshimin e filozofisë së punës.

“Nevojitet analizimi i rasteve dhe nxjerrja e përgjegjësive të drejtuesve në të gjitha nivelet e strukturave ku punonjës policie janë të përfshirë drejtpërdrejt në paligjshmëri, veprimtari kriminale dhe favorizim. Është i domosdoshëm krijimi i një lidhjeje të qëndrueshme të strukturave që kam në varësi me terrenin dhe me problematikat që hasin qytetarët, për të eliminuar tërësisht kulturën e zyrës dhe të papërgjegjshmërisë së drejtuesve në të gjitha nivelet e drejtimit të organizatës”, tha Rrumbullaku, ndërsa shtoi se synon ndryshime në strukturat që lidhen me hetimin e krimit dhe në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Synoj ndryshimin kryesisht të strukturave që merren me hetimin e krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar në veçanti, si dhe krijimin e një strukture sa më efikase, me qëllim arritjen e rezultateve pozitive në këtë drejtim. Gjithashtu, dua t’ju bëj me dije se do të ndryshojë mekanizmi i menaxhimit të burimeve njerëzore. Brenda pak ditëve, në Policinë e Shtetit do të konstituohen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie, praktikë kjo që do t’i japë fund vendimmarrjes së deritanishme që ishte atribut vetëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të emëruar punonjës të Policisë në detyrë në të gjitha nivelet”, tha kreu i Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Transformimi i Akademisë së Sigurisë është një objektiv dhe kjo do arrihet duke marrë modelet më të mira europiane të mësimdhënies, me qëllim që efektivët e Patrullës së Përgjithshme dhe oficerët për Hetimin e Krimit, të cilët do të përgatiten në Akademinë e Sigurisë, të dalin prej andej sa më të aftë profesionalisht dhe të përshtatur me kulturën europiane dhe më gjerë të policimit në komunitet”, tha Rrumbullaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?