Ruçi: Ecim me Reformën Zgjedhore. Sekretari i OSBE: Zbatoni Kodin e Sjelljes

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, theksoi se Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të kryer këtë Reformën Zgjedhore.

”E falenderova Thomas Greminger për ekspertizën që OSBE i ka ofruar Kuvendit për legjislacionin, veçanërisht për Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të kryer këtë Reformë. Ndryshe nga herët e tjera kemi filluar nga puna që në fillim të kësaj legjislature, për t’i dalë përpara problematikave”, tha kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ka firmosur në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin ri ”Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti ka për synim t’i ndërgjegjësojë dhe fuqizojë qytetarët me qëllim që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në vend. Greminger theksoi se pas miratimit të Kodit të Sjelljes në Kuvend janë evidentuar hapat e radhës për të forcuar llogaridhënien e politikanëve me qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kohët e fundit, miratimi i Kodit të Sjelljes tregoi që Parlamenti mori përgjegjësi për sjelljet e veta. Zbatimi i këtij kodi do të forcojë llogaridhënien të politikanëve ndaj qytetarëve. Bashkë me parlamentin shqiptar dhe me Zvicrën, kemi evidentuar hapat e radhës për të forcuar llogaridhënien e politikanëve me qytetarët. Besoj se marrëveshja 4-vjeçare e firmosur sot për ‘Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar’, do ta forcojë akoma edhe më tej këtë llogaridhënie. Inkurajoj femrat deputete që të shohin përtej partie për të nxitur përparimin, për të drejtat e grave në Shqipëri”, u shpreh Greminger.

Më tej Greminger vlerësoi se OSBE është një mjet i rëndësishëm që mund të përshpejtojë rrugën e Shqipërisë për në BE, duke premtuar edhe mbështetjen e kësaj organizate për reformat e nevojshme në vend

”OSBE një mjet i rëndësishëm që mund të përshpejtojë rrugën e Shqipërisë për në BE. Do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në reformat e saj. Ne kemi ndihmuar në formimin e legjislacioneve të rëndësishme”, u shpreh Greminger.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?