Ruçi: Qëndrimi ndaj dëshmorëve, jo çështje morali, por identiteti
Qëndrimi ndaj dëshmorëve, jo çështje morali, por identiteti
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, me rastin e 5 Majit, bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve nëFier
Për të përkujtuar 5 Majin dhe nderuar dëshmorët e atdheut, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, bëri paraditen e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Fierit.
I shoqëruar nga pjestarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pasardhës të tyre, deputetëdhe drejtues të pushtetit vendor të qarkut Fier si edhe qytetarë të shumtë, Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me mbishkrimim “Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut”.
5 Majin, Ditën e Dëshmorëve, Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi e përkujtoi edhe me një mesazh nderimi për dëshmorët e atdheut.
“Dëshmorët janë çmimi i Lirisë së atdheut tonë të dashur, Shqipërisë, e cila i ka rrërnjët në sakrificat e të rënëve gjatë gjithë historisë së saj.
Prandaj qëndrimi ndaj dëshmorëve të atdheut, nuk ështënjëçështje morali apo edukimi, por njëçështje themelore e identitetit tonë kombëtar. Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë. Partitë tregojnë emancimin e tyre, kur nderojnë dëshmorët.
Çdo kohë dhe çdo përpjekje për liri kombëtare e shoqërore ka nxjerrë dëshmorët e saj. Dhe shqiptarët i kanë nderuar dhe do të vazhdojnë t’í nderojnë të rënët dhe me këtë nderim tregojnë emancipimin e tyre kombëtar, shoqëror, politik dhe kulturor.
Partizanët dëshmorë, të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, janë njëlegjion nderi i kombit shqiptar, me të cilët shqiptarët janë krenuar, krenohen dhe do të krenohen përjetësisht. Ata dhanë jetën në një nga momentet më vendimtare të historisë së Shqipërisë, kur përcaktohej fati i atdheut të tyre, nëse do të bashkohej me frontin e përbotshëm antifashist e progresist dhe do të vendosej në krahun e duhur të historisë dhe të ardhmes së vendit të tyre, Europës dhe qytetërimit botëror. Partizanët shqiptarë bënë zgjedhjen e duhur dhe dëshmorët partizanëdhanë jetën e tyre në atë kohë përcaktuese e vendimtare.
Partizanët dhe dëshmorët antifashistë të Shqipërisë iu bashkuan misionit tëmiliona luftëtarëve dhe dëshmorëve antifashistë të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbrojtur e çliruar atdheun e tyre, kontinentin dhe botën nga murtaja fashiste. Prandaj sot shqiptarët, ashtu si të gjithë europianët e vërtetë, nderojnë sakrificën sublime për lirinë.”, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
KOHA JONË SONDAZH

