FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sadri Abazi: Fituam, sepse gjetëm njeriun e duhur për Dibrën

Pak para mbylljes së plotë të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet lokale në Dibër, deputeti socialist Sadri Abazi ka deklaruar fitoren e kandidatit socialist Muharrem Rama. Kur kishin mbetur edhe pak kuti votimi për t’u numëruar, Abazi tha se PS gjeti njeriun e duhur për këto zgjedhje.

“Rezultati ishte i duhur, sepse gjetëm njeriun  duhur dhe për drejtimin e duhur. Falënderoj me gjithë zemër dibranët për verdiktin që dhanë. Tashmë kreu i bashkisë do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ne i bëjmë thirrje Muharrem Ramës që të marrë shembullin e Erion Veliajt për të qenë në shërbim të qytetarëve. Unë e pisja rezultatin, duke parë se PD ishte këtu 8 vjet”.

Abazi ka komentuar edhe urimi që deputeti demokrat Bumçi i bëri Muharrem Ramës dhe stafit të tij për fitoren në Dibër: “Ne i thamë Bumçit të urojë jo vetëm Ramën, por edhe kryeministrin Rama, se kjo është një mbështetje që vjen nga populli i Dibrës që i ka dhënë këto 3 vjet një mbështetje të madhe Ramës dhe Partisë Socialiste”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?