FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Saimir Tahiri letër prokurorëve: Më hetoni shpejt!

Në një dokument të dorëzuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, avokatët e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kanë kërkuar që klienti i tyre të merret në pyetje.

Në dokumentin drejtuar Besim Hajdarmataj, avokatët Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari kërkohet që klienti i tyre Saimir Tahiri të merret në pyetje në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij.

Avokatët sqarojnë se Duke u bazuar mbi të drejtën e personit mbi të cilin po zhvillohen hetime, nisur edhe nga predispozicioni dhe vullneti i personit nën hetim kërkojmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të thirrem në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime, si dhe për tu marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt, që nga ana e organit të akuzës do të çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa jonë ka të bëjë jo vetëm me garancitë Kushtetuese por edhe me pozicionin e personit nën hetim, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili kërkon jo vetëm t’i japë rrugë, por të dali dhe të sqarohet e vërteta lidhur me pozicionin e tij ndaj akuzave të bëra tashmë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?