FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Berisha: Edi Rama të japë dorëheqjen!

Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në një dalje për mediat, Berisha ka thënë se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet.

Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e pushtetin e tij.
Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura nga taksapaguesit shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për inceneratorët. Sipërmarrja e Edi Ramës e djegësave në Tiranë, Fier, Elbasan, është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë, në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherë dhe administratorë të kësaj ndërmarrjeje, por faktikisht ndonëse, të gjitha objekt krimi, nuk konfiskohet asgjë. Ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat. Kjo sipërmarrje merr çdo javë qindra miliona euro që shkojnë në llogaritë bankare të Ramës dhe ministrave të ndryshëm. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrjeje, Gugallja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Ramës në mënyrë ultimative çlirimin nga akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama duhet të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë sepse ai është i vetmi kryeministër në botë që ka realizuar me charter 22 mln euro udhëtime”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?