Sali Berisha: Ftoj Ilir Metën dhe LSI-në të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pohoi se është takuar disa herë me presidentin Ilir Meta, ndërsa e ftoi atë që të bashkohet në koalicionin opozitar.
Sipas Berishës, ideja e tij është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku siç theksoi rol kryesor do të ketë Partia Demokratike.
Berisha tha se të ftuara në këtë nismë do të jenë të gjitha ato forca që janë kundër këtij regjimi.
Pjesë nga deklaratat e Berishës
Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.
Pyetje: Do të keni një koalicion me bashkëkryetar apo PD do ta udhëheqë
Berisha: Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shqyer është i mirëpritur. Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

