FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Berisha: Kongresi i PS ngjante me një mafie shtetërore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat nga seliae PD-së. Në fjalën e tij, Berisha sulmoi Kongresin e PS, që sipas tij ngjante me një mafie shtetërore.

Berisha tha se PS-ja e mblodhi Kongresin për të legalizuar kanabisin.

Sipas Berishës, në vend që kryeministri të merrej me rritjen e çmimeve dhe të tregonte për masat që duhet të merren, njësoj si Cosa Nostra, vendosën të ligjërojnë produktet kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot natyrisht kryetemë nuk mund të mos jetë kongresi i partisë së qeverisë. Ky kongres siç e patë ju vetë, siç e konstatuan mbarë shqiptarët dhe ndërkombëtarët ngjante me  kongresin e një mafie shtetërore apo kongresin, le ta quajmë, të Cosa Nostrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo u faktua katërcipërisht në tematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarët që prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat e tyre dhe kreu i qeverisë sesi do i lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve rritja e çmimit të kafshatës së gojës, rritja e shumëfishimit të vajit, orizit, të naftës, rritja e çmimit të ilaçeve, transportit.

Nuk morëm asnjë përgjigje për këto, ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin. Vërtet kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, por e vërteta është se kongresi i tyre, në vend të lajmeve të rëndësishme i informoi ata se narko shteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?