Sali Berisha: Shqipërinë do ta bëjmë superfuqi energjetike!
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka premtuar se Shqipëria do të bëhet superfuqi energjitike rajonale nën qeverisjen e tij.
Berisha tha se nga jugu në veri do të investojnë në panele fotovoltaike, ndërsa shtoi se qytetet do të gazifikohen.
“Ne nga jugu në veri, së bashku me bankat do të financojmë me përparësi abolute vendosjen e paneleve fotovoltaike, sepse çmimet e tyre janë të arsyetueshme. Vendet e tjera po veshin male dhe kodra me panele dhe ne kemi kushte më të mira.
Do të bëjmë gazifikimin. Qytetet e gazifikuara janë qytete me një nivel jetese më të mirë.
Kemi rreth 700 milionë metër kub gaz të drejtë në TAP për prodhim energjie. Do të bëjmë gjithçka që të shfrytëzohet edhe metër kubi i fundirt për prodhim energjie.
Nëse ka një projekt 100% të realizueshëm, është Shqipëria superfuqi energjitike rajonale dhe përfitues absolut numër do të jenë qytetarët shqiptarë”, tha Berisha në një konferencë para gazetarëve ditën e sotme.
KOHA JONË SONDAZH

