Sali Berisha: Sot formohen forumet e opozitës së vërtetë
Para nisjes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar këtë si ditë të një rëndësie të madhe.
I shoqëruar me bashkëshorten e tij, Berisha para se të futej në Kuvend tha se pas ditëlindjes së dytë të PD, sot konstituohen forumet e opozitës së vërtetë
“Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve të ftuarve në këtë sallë. Mbi 40 e ca mijë antarëve që morën pjesë, përshëndetje më të përzemërta. Zgjedhësve shqiptarë, simpatizantë të PD, kjo është ditë e një rëbdësie të madhe. Ditëlindja e dytë e PD-së, në konstituimin e forumit të saj si opozitë e vërtetë”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

