FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salianji: Vrasjet dhe përplasjet e bandave janë kthyer në normalitet të kobshëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, thekson se konfliktet me armë, përplasjet e bandave për territor dhe trafiku i drogës, janë kthyer në një realitet për vendin.

Postimi i Ervin Salianjit:

Vrasjet e stilit mafioz, trafiku i drogës, emigrantët e paligjshëm, dhuna e përditshme, konfliktet me armë dhe përplasjet e bandave për kontrollin kriminal të territorit janë kthyer në normalitet të kobshëm. Rrallë ka ditë pa mungesa të ngjarjeve të rënda kriminale, aq sa lajm pêrben mungesa e ngjarjeve tashmë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëpunimi me krimin dhe bandat për të siguruar vota për rilindjen po jep efektet qartë në kontrollin e territorit që e ka mafia në zotërim dhe jo qeveria! Rendi dhe siguria publike në nivel alarmant, pasiguria, frika dhe ankthi mbizotëron!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?