FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Samiti i BE-së në Tiranë, zv/kryeministrja Balluku: Do firmosen marrëveshje të rëndësishme

Nesër Tirana do të jetë kryeqendër e Europës dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, do të firmosen marrëveshje të rëndësishme.

“Tirana tashmë është kthyer në një qendër të Ballkanit Perëndimor, ky është një moment historik. Fakti që nga të gjitha vendet është zgjedhur Shqipëria padyshim ne na bën krenarë, kjo tregon besueshmërinë që kemi dhënë sa i përket besueshmërisë dhe të gjithë mënyrën konstruktive sesi Edi Rama ka kontribuar në bashkësinë që quhet Ballkanit Perëndimor.

Samiti është vazhdimësia e një punë që ka nisur prej kohësh, pritet që të ketë disa marrëveshjeve të rëndësishme. Një takim i këtij rangu, i këtij niveli ku do të jenë të gjithë liderët europianë do jetë një moment i rëndësishëm për të marrë vendime të rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?