FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Seanca parlamentare mblidhet në orën 21:00

Seanca parlamentare do të mblidhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 ku pritet të miratohet Reforma në Drejtësi. Burimet bëjnë me dije se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë mbledhjen para kalimit në parlament, ku pritet të përpilohen ndryshimet e fundit kushtetuese për të cilat palët politike janë dakortësuar.

Më herët mediat kanë raportuar se varianti final i Reformës në Drejtësi parashikon veting përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili do të jetë një organ rekomandues dhe jo vendimmarrës, të paktën sipas marrëveshjes së arritur një ditë më parë.

Sipas marrëveshjes së arritur, sistem vetingu do të ketë për të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?