FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Seanca për Tahirin, Berisha: Dita më e turpshme

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë seancës së Kuvendit se “siç e shihni, një bandë që ka trafikur me makinën e ministrit të Brendshëm dhe mjete të tjera, 1 ton drogë, ka nënshtruar totalisht dhe shndërruar në narkomazhorancë, Edi Ramën dhe deputetët e PS-së. Nuk ka në historinë e këtij parlamenti ditë më të turpshme. Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij parlamenti,” theksoi Berisha.

Berisha doli nga Kuvendi kur deputeti Ulsi Manja nisi të paraqiste raportin e mazhorancës, që refuzon arrestimin e deputetit të saj Saimir Tahiri.

Para se të dilte, ai bëri një ndërhyrje nga vendi duke zbuluar emrin e personit që dekonspiroi dëshmitaren e Prokurorisë kundër Saimir Tahirit dhe grupit të Habilajve; Berisha tha: “Njeriu që ka shitur oficerin e policisë ka vetëm një emër: Edvin Kristaq Habili. Ai pasi mori foton e dokumenteve nga Fatmir Habili shkuan me vrap në zyrën e Fatmir Xhafës dhe tradhtuan sekretin shtetëror.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?