Serbët njësi antidron për Ramën
Serbët i druhen ndonjë incidenti gjatë vizitës së dytë të Edi Ramës në kryeqytetin e tyre dhe për këtë qëllim kanë ngritur edhe një … njësi andridron.
Pas fluturimit të dronit mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, policia serbe ka vendosur që të ngrejë një njësi të veçantë kundër fluturimit të dronëve.
Vënia në funksion e kësaj njësie antidron gjatë samitit ekonomik mes Kinës dhe Europës Juglindore, ka të bërë me frikën e serbëve për ndonjë incident të dytë.
Numri 1 i qeverisë shqiptare, do të shoqërohet në këtë samit që zhvillohet me 16-17 dhjetor nga dy ministra, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ai i Transportit, Edmond Haxhinasto.
Kryeministri, Edi Rama, deri më tani ka vlerësuar rritjen e ndjeshme, siç e ka cilësuar ai të komunikimit me Kinën.
Pas ndeshjes në 14 Tetor në Beograd të ndërprerë pas fluturimit të një droni, serbët akuzuan vëllain e kryeministrit të Shqipërisë.
Sipas tyre, orkestruesi i gjithë asaj ngjarjeje ishte Olsi Rama, që për serbët kishte edhe pultin e komandimit të dronit.
Por deri më tani këto akuza nuk janë vërtetuar, ndërsa pala serbe thotë se është duke hetuar dhe shumë shpejt do të nxjerrë personat përgjegjës.
Mapo