SHBA dhe BE përgëzojnë Policinë e Shtetit

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka përshëndetur sot aksionin e Policisë Shqiptare për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës“,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, nëpërmjet një reagimi në Twitter, ka përgëzuar sot doganat dhe policinë shqiptare për sekuestrimin e një sasie rekord kokaine në Portin e Durrësit, me vlerë mbi 100 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës”, – ka qenë reagimi i BE-së në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?