FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA i ndaloi hyrjen, Balla: Kishim të drejtë për Llallën, opozita të kërkojë ndjesë

Për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, vendimi i DASH për ti ndaluar hyrjen në SHBA ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjes së tij në SHBA legjitimoi vendimin e mazhorancës për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Duke e cilësuar një vendim të rrallë të SHBA, Balla tha në Ora News se PD-LSI i detyrohen një ndjesë shqiptarëve për kaosin që shkaktuan seancën plenare të 18 dhjetorit 2017.

Balla: Nuk po i hyj pjesës personale të zotit Llalla, aspektit të vendimit të marrë nga DASH i firmosur nga Tillerson, i cili është Sekretar i Shtetit. I rrallë si vendim por sot i kam bërë një pyetje PD dhe LSI, që të paktën sot ndoshta ishte dita që të kërkonin  ndjesë për seancën e 18 dhjetorit. Kërkesën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që prokurori të vazhdonte të rrinte në detyrë. Besoj që të gjithë biem dakord që PD-LSI i kanë një ndjesë qytetarëve shqiptarë për atë seancë të turpshme e cila dëmtoi edhe njëherë tjetër imazhin e Shqipërisë kudo në botë dhe që sot u vërtetua me këtë vendim të DASH që paskemi pasur të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?