SHBA: Po mendojmë të tërhiqemi nga anëtarsia në NATO!

Milioneri Elon Musk mbështeti një dalje të SHBA-së nga NATO, duke thënë në platformën e tij sociale se nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Europës.

Edhe këshilltari i lartë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po përgjigjej ndaj një postimi në X të dielën në mëngjes që pretendonte se SHBA duhet të “dalë nga NATO tani!”

“Vërtet duhet,” tha ai. Më 3 mars, Musk shkroi në X se ai ishte dakord me një sugjerim nga një komentator konservator që SHBA të largohej nga NATO dhe Kombet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet e Musk vijnë në një kohë kur e ardhmja e NATO-s, e cila do të festojë 76 vjetorin e saj në prill, është e pasigurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një konferencë për shtyp më herët, Trump deklaroi se u kishte thënë aleatëve të NATO-s që nëse nuk do të paguajnë borxhet e tyre, ai nuk do t’i mbrojë ata. “Kjo është logjikë e thjeshtë, apo jo?” i tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Nëse nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?