SHBA: Shqipëria, në listën e vendeve ku Irani planifikon sulme terroriste
Javën e shkuar, në Francë, u parandalua sulmi terrorist nga regjimi iranian për të sulmuar Mbledhjen e Madhe të Rezistencës Iraniane në Villepinte, Paris. Sulmi ishte planifikuar nga terroristët në Belgjikë, të ndihmuar nga një diplomat iranian rezident në Austri.
Departamenti i shtetit i SHBA ka publikuar një raport të titulluar “Veprimtaritë e Zgjedhura Operacionale të Sponsorizuara nga Irani në Europë, 1979-2018”. Raporti i SHBA tregon se më 22 mars 2018 dy operativë iranianë janë arrestuar me akuzë terrorizmi në Tiranë nga autoritetet shqiptare.
Kjo ngjarje, në 22 mars nga Policia Shqiptare është raportuar jo si arrestim me dyshime për terrorizëm, por si një shoqërim për verifikim.
Lista e vendeve të rrezikuara është publikuar në Twitter dhe nga sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo “Regjimi i #Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian”,- shkruan Pompeo.

KOHA JONË SONDAZH

