Shefi i SHISH: Ka tendenca, por jo influenca të qarta ruse në Shqipëri

Për rreth tre orë, shefi në detyrë i SHISH, Helidon Bendo ka raportuar përpara Komisionit të Sigurisë Kombëtare në një mbledhje me dyer të mbyllura. Bendo është pyetur për rrezikun rus në Shqipëri, pas dëbimit të diplomatëve por përgjigjet e tij kanë qenë të paqarta.

Report Tv raporton se “Bendo mohon të ketë influenca të qarta ruse, por ka pranuar se ka tendenca të tilla”.

Top Channel raporton se Shërbimi Informativ Shtetëror disponon informacione se shërbimet inteligjente ruse kanë tendenca për të influencuar në nivele të ulta të administratës në Shqipëri, por deri në cilin nivel dhe kë pjesë të administratës, nuk është bërë e qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë informacion zvdrejtori i SHISH Helidon Bendo i’a paraqiti deputetëve të komisionit të sigurisë kombëtare gjatë raportimit mbi punën e shërbimit sekret gjatë vitit 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarimi i Bendos lë të kuptosh se shërbimet sekrete ruse kanë tentuar të rekrutojnë pjesëtarë të administratës shtetërore. Raporti vjen në një kohë kur ministria e Jashtme shqiptare lajmëroi ambasadën ruse në Tiranë se dy zyrtarë të lartë të saj, atasheu ushtarak dhe sekretari i pare i ambasadës duhet të largohen si persona “non grata”.

Bendo u pyet për lidhjet e politikanëve me 613 kg kokainë dhe drogërat e tjera, por në këtë temë nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë duke thënë se sfida me narkotikët është prioritet.

Kjo përgjigje duket se nuk i ka lënë të kënaqur deputetët, të cilët janë shprehur se kreu i SHISH ka dhënë përgjigje prej “delfini” dhe kanë përsëritur disa herë të njëjtat pyetje në drejtim të Bendos.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?