Sherr tek Media, Vokshi: Kumbaro mungon, doni të vidhni me shpejtësi
Në mbledhjen e radhës së Komisionit të Medias mungesa e ministres Mirela Kumbaro, është kthyer në objekt debati mes deputetëve të pranishëm. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë për projektligjin për Teatrin, duke thënë se do të vjedhë. Sipas Vokshit, mbledhjet janë vendosur qëllimisht ngjitur me njëra-tjetrën për të shmangur debatet.
Debatet:
Vokshi: Nëse do të ishit seriozë mund të kishit lënë mbledhje kur të donit ju, por ju nuk e doni, prandaj edhe i keni bërë mbledhjet ngjitur njëra me tjetrën sepse ashtu iu intereson. Ministrja refuzon të vijë, ju doni të vidhni me shpejtësi. Por ta harroni që ky projektligj nuk mund të diskutohet.
Kejdi Mehmetaj: Është hera e katërt që ne kemi thirrur ministren e Kulturës në dëgjesë dhe ajo gjen çdo lloj justifikimi për t’u shmangur nga përballja.
Fidel Ylli: Mbledhja nuk mund të shtyhet për nesër sepse nesër ka shqyrtim nen për nen. Ministria Kumbaro do të vijë pasi ajo nuk mund ta ofendojë Komisionin.
KOHA JONË SONDAZH

