FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëlqim Hajdari: Ndërroi jetë Martin Deda, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, një gjyqtar model, një njeri i virtytshëm

Nga Shkëlqim Hajdari-
Martin Deda, gjygjtar në Gjykatën e Tiranes, ka nderruar jetë!
Kam bërë me dhjetra gjyqe me të, kur isha Prokuror në Prokurorinë e Tiranës (2002-2007).
Ky burrë ishte njeri me integritet të lartë moral e profesional, i drejtë, i ndershem, i pa’anshem, korrekt me ligjin.
Por ishte dhe fisnik, fjalëpak, shok, mik e familjar i shkëlqyer.
Besoj se çdo person, që është gjykuar nga Martin Deda, gjate karieres se tij 30 vjeçare, ka marr drejtësi. Sidomos njerëz qe akuzoheshin për vepra penale të lehta, që rrethanat e jetes i kishin detyruar ti kryenin, ky njeri ishte i mëshirshëm dhe jepte denime në minimum te parashikimit të ligjit. Dhe këtë e bënte pa asnjë ndërhyrje, miqësie apo përfitimi.
Hymbje e madhe për familjen, per drejtesinë që pak burra të tillë i kanë mbetur dhe për miqte e tij të shumtë.
Qofsh për në parajsën e Zotit o njeri i bardhë e fisnik, mik i shkëlqyer

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?