Shmanget kriza qeveritare në Gjermani. Kompromis në mosmarrëveshjen për azilin

Qendra tranzit për dëbimin e azilkërkuesve, emëruesi i përbashkët për kapërcimin e krizës qeveritare në Berlin. Kriza qeveritare në Gjermani u shmang: CDU dhe CSU gjetën kompromis në mosmarrëveshjen për azilin: krijimin e qendrave tranzit nga të cilat do të esktradohen azilkërkuesit e regjistruar në shtetet e tjera.

Kancelarja gjermane Merkel e quajti krijimin e qendrave tranzit për azilkërkuesit si një kompromis të mirë. Në takimin në selinë e kancelares morën pjesë kancelarja Merkel, ministri i Brendshëm dhe kryetari i CSU-së Seehofer, kryetarja e SPD-së Andrea Nahles, zëvendëskancelari Olaf Scholz dhe ministri i Jashtëm Heiko Maas. Tani pritet se si do ta vlerësojë SPD-ja këtë kompromis.

Deutschland, Berlin: Asylstreit - Merkel nach Fraktionssitzungen (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)Merkel e gëzuar për kompromisin

Swiss Digital Desktop Reklama

Kancelarja tha se me kompromisin është bërë një hap i rëndësishëm për të ruajtur frymën e partneritetit të BE-së dhe njëkohësisht për të manaxhuar emigrimin sekondar. Si emigrantë sekondarë quhen ata azilkërkues që shkojnë nga një vend i BE-së në tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nё grindjen pёr azilin Seehofer kishte kёrkuar nё mёnyrё tё pёrsёritur dёbimin qё nё kufi tё refugjatёve, qё janё tё regjistruar nё njё vend tjetёr tё BE-sё. Tani u ra dakord që në kufirin gjermano-austriak të ngrihen qendra tranziti për të dëbuar refugjatët që vijnë nga vende të tjera të BE-së./dw/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?