FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërndanin kokainë në Durrës, kush janë të famshmit e Tik Tok të arrestuar

Policia e Durrësit finalizoi këtë të shtunë 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”, ku u vunë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.

Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.

Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra), shtetasi Tani Muça, një person me inicialet A. V.,  si dhe Amonali Halili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas të tjerë të që vepronin si grup kriminal, po për shpërndarjen e drogave të forta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pranga përfunduan Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç, Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.

Katër të rinjtë dyshohet se furnizoheshin me kokainë nga shtetasi Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit.

Të katërt të rinjtë janë personazhe të njohur në rrjetin Tik Tok, ku më i ndjekuri është Stivens Bulku me rreth 50 mijë ndjekës, i cili është njihet dhe për rolin e tij në serialin “Aventurierët”./euronews albania/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?