”’Shpërthen” Manjani: Bullshit-izmi, edukimin se bën Ambasada, as Kryeministri…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar me reagimin e delegacionit të BE-së në Tiranë, lidhur me debatin e LGBTI-së. Mes rreshtave të komentit, Manjani thotë se BE-ja nuk reagon për tonelatat me kanabis që kanë pushtuar Europën, apo për çeljen e negociatave, por merren me deklarata bullshit-izimi.
”Në çdo shkollë të Europës, mësimin dhe edukimin e bëjnë mësuesit sipas programit mësimor! As shoqatat, as ambasadat, as delegacionet, as kryeministrat, as ministrat, as politikanët, as LGBT, as PPP, as kush tjetër! Vetëm mësuesit, të cilët kanë bërë shkollë për mësuesi! Në Shqipëri ska pse të jetë ndryshe! Prandaj ti lëmë mësuesit të na me edukojnë e mësojnë fëmijët”,-shkruan ndër të tjera ish-ministri në rrjetin social facebook.
Ish-ministri ishte ndër të parët që reagoi ndaj projektit të LGBTI-së në gjimnazet, me mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe e Bashkisë së Tiranës. Manjani thotë se ideja që debati publik po sjell diskriminim dhe urrejtje, është e gabuar!
”Diskriminimin e bëjnë ata që marrin vendime jo ata që japin mendime! Për pasojë, ligjet veprojnë mbi vendimmarrësit diskriminues. Asnjë grup i margjinalizuar nuk ka të drejtë ti imponohet shoqërisë”,-shton Manjani.
Komenti i plotë i Ylli Manjanit në facebook
Bullizmi apo bullshit-izmi!
—————
Delegacioni i BE më në fund dha një deklaratë për shtyp! Nuk e kishte as për drogën, as për prioritetet, as për ndonjë datë për çeljen e bisedimeve.
E kishte për bullizmin! Bullshit-izmin më mirë! Që të ndajmë bullizmin nga bullshit-izmi duhet të kuptojmë thelbin e debatit. Po kërkojmë të ndajmë shkollën nga batakçinjtë e fondeve të donatorëve (bullshit-istët). Pastaj se nga e kanë orientimin seksual njerëzit ta mbajnë për vete! Fundja le ta ndajnë edhe me të tjerë, por jo në shkollë!
Në çdo shkollë të Europës, mësimin dhe edukimin e bëjnë mësuesit sipas programit mësimor! As shoqatat, as ambasadat, as delegacionet, as kryeministrat, as ministrat, as politikanët, as LGBT, as PPP, as kush tjetër!
Vetëm mësuesit, të cilët kanë bërë shkollë për mësuesi! Në Shqipëri ska pse të jetë ndryshe! Prandaj ti lëmë mësuesit të na me edukojnë e mësojnë fëmijët!
Ideja që debati publik po sjell diskriminim dhe urrejtje, është e gabuar!
Së pari, diskriminimin e bëjnë ata që marrin vendime jo ata që japin mendime! Për pasojë, ligjet veprojnë mbi vendimmarrësit diskriminues.
Së dyti, asnjë grup i margjinalizuar nuk ka të drejtë ti imponohet shoqërisë!
Së fundi, shoqëria jonë bashkjeton me tolerancë të admirueshme me shumë problematika dhe grupime sociale. Ndaj fryrja e këtyre temave është fiktive dhe bëhet vetëm për të justifikuar ca para NGO-sh. Edhe në këtë pikë, me shumë tolerancë dhe respekt i urojmë: ti hanë shëndosh ato para! Por larg nga mjediset e shkollave! Kaq! Ndërkohë, ka tema të tjera shumë më të rëndësishme për t’u marrë!
KOHA JONË SONDAZH

