Shqetësimi i PS? Manja: Gojët e liga duhet të heshtin

Sot maxhoranca ka një shqetësim, mos përshëndetjen nga ana e opozitës për nisjen e procesit të Vettingut. Përmes kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, PS-ja thotë se opozita duhet të përshëndeste nisjen e vettingut.

Në një deklaratë për media nga kryesia e kuvendit, Manja tha se: ”Në botën demokratike nuk besoj se nuk do të kishte opozitë që nuk do e përshëndeste fillimin e një reforme jetike për qytetarët e vendit siç është reforma në drejtësi. Po nuk e bëri se nuk e ka dashur”.

Ai shprehu vendosmërinë e maxhorancës për të vijuar me reformën në drejtësi duke thënë se asnjë baltosje nuk do e frenojë pastrimin e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asnjë baltosje e mëtejshme e vetingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Sot gojët e liga duhet të heshtin përgjithmonë”, tha Manja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?