FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria dënon sulmet në Rusi

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka shprehur ngushëllimet për popullin rus i cili është tronditur nga dy shpërthime terroriste të ndodhura në metronë e Shën Pjetërburgut, ku kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe janë plagosur 47 të tjerë.

“I trishtuar nga shpërthimet që shkaktuan të vrarë dhe të plagosur në metronë e Shën Peterburgut. Ngushëllime popullit rus. Qëndrojmë së bashku kundër terrorizmit!”,- shkruan Bushati në rrjetin e tij social.

Shpërthimi i dyfishtë ka ndodhur këtë paradite pranë sheshit “Sennaya Ploschad” dhe në afërsi të universitetit të Shën Pjetërburgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qytet ka qenë i pranishëm dhe Presidenti Putin i cili përmes një deklarate është shprehur se Rusia do të marrë të gjitha masat për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Autoritetet e qytetit dhe, nëse nevojitet, autoritetet federale do të ndërmarrin të gjitha masat për të mbështetur familjet e viktimave dhe të të plagosurve”,- ka thënë Putin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?