Shqipëria dënon sulmin terrorist në Pakistan: Një tragjedi e terrorizmit aktiv

Shqipëria ka dënuar sot sulmin terrorist mbi qindra persona në nëPakistan, ku shumica e viktimave ishin fëmijëve dhe i dërgon ngushëllime të gjitha viktimave të prekura nga kjo tragjedi e terrorizmit aktiv. në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, lëshuar sot, thuhet:

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë sulmin terrorist taleban në Peshauar, në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur mbi njëqind persona të pafajshëm dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e terrorizmit aktiv, shpreh mbështetjen e sinqertë për autoritetet pakistaneze në përballimin e situatës, si dhe shpreson në shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akti i sotshëm në Peshauar është dëshmi e qartë se terrorizmi është kërcënim për të gjithë popujt dhe shtetet, i cili mund të sulmojë në çdo kohë, duke dëshmuar sërish se duhet luftuar me forcë dhe pa kompromise.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?