FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria ka marrë afro 600 mln euro nga BE, Xhaferaj: Janë shpërdoruar nga Rama

Kandidati për deputet i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar së fundmi lidhur me disbursimin e 90 milionë eurove nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, për të përballuar efektet e pandemisë.
Xhaferaj shkruan se vetëm nga BE, Shqipëria ka marrë afro 600 milion euro ndihmë ekonomike deri më tani, por sipas tij, efektet e këtyre paketave kanë ardhur të neglizhuara tek qytetarët, pasi janë shpërdoruar nga Qeveria.
“Europa ka treguar vazhdimisht se do t’i gjendet pranë popullit shqiptar në ditë të vështira, por mënyra se si Rama menaxhon fondet është një mesazh i qartë për ta se me këtë qeveri nuk mund të ketë kurrë integrim” shkruan Xhaferaj.

Postimi i plotë i Xhaferajt:
Bashkimi Europian njoftoi dje disbursimin e 90 milion eurove të tjera ndihmë për të përballuar efektet e pandemisë. Kjo shumë i bashkohet 505 milion eurove të dhëna gjatë vitit të shkuar.
Në total, vetëm nga BE, Shqipëria ka marrë afro 600 milion euro ndihmë ekonomike deri më tani, por sic kam parë cdo ditë gjatë takimeve me qytetarë e biznese që prej fillimit të pandemisë, efektet e këtyre paketave financiare tek qytetarët kanë qenë të neglizhueshme, në mos jo ekzistente. Askush nuk ka dyshime se janë shpërdoruar nga Rama dhe të tijtë në mënyrën më të paskrupullt që ka pare historia e pluralizmit shqiptar.
Europa ka treguar vazhdimisht se do t’i gjendet pranë popullit shqiptar në ditë të vështira, por mënyra se si Rama menaxhon fondet është një mesazh i qartë për ta se me këtë qeveri nuk mund të ketë kurrë integrim. Prandaj, sot për menaxhimin e pandemisë, integrimin Europian dhe për një të ardhme me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm kemi vetëm një alternativë: Të Votuarit për Partinë Demokratike më 25 Prill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?