Shqipëria në BE as në 2025 por… shanci në politikën e fqinjësisë
”Të premten, mblidhet Samiti i Partneritetit Lindor (EAP) dhe është një pikë ku mund të ndryshojë prirja negative dhe të krijohet një frymë e re në politikë”, shkruan Harry Nedelku, një këshilltar politik. Ai thekson se BE-ja sot është një “kafshë” e ndryshme politike, e vështirë për tu njohur. “Në vend që të zgjerohet, duket se po implodon. Në vend të një rrethi miqsh, ajo është e rrethuar nga një rreth zjarri. Në vend që të formësojë mjedisin e saj, BE duket e humbur dhe jokoheruese për lagjen e saj”.
Nedelcu prek edhe procesin e tejzgjatur në të cilën po kalojnë vende si Shqipëria, që janë në pritje për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Me pritje të cilat ai i konsideron si lodhje për të përfituar nga zgjerimi, pasi për të në shumë shtete anëtare pritja bën që anëtarësimi të duket një rrugë e pamundur.
Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ai përmend edhe Presidencën e ardhshme të BE-së që e merr Bullgaria (së bashku me Austrinë dhe Rumaninë, të cilat kanë lidhje me rajonin). Përgjegjësia që ka ky vend, sipas Nedelcu është përcaktimi i datave të qartë, realiste për paraardhësit në grup; Malin e Zi, Serbinë dhe Shqipërinë.
“Në vend që të thuhet jo para 2025, BE duhet të theksojë se nëse këto shtete përfundojnë me sukses negociatat dhe përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, atëherë deri në vitin 2026 ose 2027, ata kanë një shans të vërtetë për t’u bashkuar”,-shton Nedelcu.
Duke vënë theksin tek një datë e saktë, ai shton se ky përcaktim kohor është i rëndësishëm, pasi e bën më të qartë procesin në nivel politik. “Kjo do t’i jepte garanci të përforcuara Malit të Zi por nxit Shqipërinë dhe Serbinë që të bëjnë më shumë”.
Nedelcu përmend edhe dy objektivat që BE-ja duhet ti qartësojë. ”Angazhimi i BE-së mund të ndodhë në dy hapa të njëpasnjëshëm dhe të dyja duhet të kushtëzohen nga aspirantët që përmbushin një sërë objektivash. Së pari, një premtim për t’u zotuar për një vit objektiv, pasi që aspirantët të përmbushin nga një numër standartesh paraprake sipas datave të dhëna. Në një hap të dytë, qëllimi duhet të vendosen përfundimisht nëse kandidatët plotësojnë standardet”.
Në fund, ai flet për një BE e cila thelbin e brendshëm, e ka të konsumuar dhe një vizion e kthen atë në një projekt ambicioz.
”BE-ja aktuale është e konsumuar nga çështjet e brendshme. Megjithatë, vizioni i rinovuar për integrimin mund të jetë përbërësi i vetëm që mund ta kthejë këtë episod të paqëndrueshmërisë dhe konfuzionit në një vështirësi të vogël në atë që ndryshe një projekti më ambicioz kolektiv që kontinenti ka parë ndonjëherë”.
Burimi: Euractiv/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

