FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarët në Britani presin Bashën me thirrjet: Rama Ik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me komuniteti shqiptar të Britanisë së Madhe.

Salla ku zhvillohet takimi në Londër u pushtua nga thirrjet “Rama ik, Rama ik”. Para se të niste bashkëbisedimin me shqiptarët, emigrant në Britaninë e Madhe, Basha përcolli një mesazh live nga Londra.  “Në vijim të vizitës time në Parlamentin britanik dhe instuticionet e qeverisë britanike, ndodhem sot në takimin më të bukur, në takimin me bashkëatdhetarët tanë, të cilët e kanë mbushur plot këtë sallë. Janë mbledhur të lajmëruar në një kohë shumë të shkurtër, por nuk mungon entuziazmi dhe shpresa për ndryshimin që po vjen. Do të zhvillojmë një bashkëbisedim jo vetëm për takimet e mia në londër, por edhe për të diskutuar problematikat dhe zgjidhjet për qytetarët tanë në emigracion”, – u shpreh Bashan ë komunikimin e tij live ku përcolli edhe entuziazmin e jashtëzakonshëm të emigrantëve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?