Shtyhen me një javë punimet e Kuvendit
Mbyllja e punimeve të sesionit të tretë të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit është shtyrë për datën 24 dhjetor, me qëllim për t’i dhënë më shumë kohë deputetëve të opozitës të kthehen në parlament, pas bojkotit disamujor. Ky vendim u mor sot nga Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur paradite para fillimit të seancës plenare, e cila vendosi shtyrjen edhe me një javë të punës së Kuvendit, nga 18 dhjetor që ishte parashikuar, më 24 dhjetor. Në shtypin e sotëm shkruhet se PE është angazhuar në rolin e ndërmjetësuesit për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës shqiptare. Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, ka marrë përsipër të flasë me palët, ndërsa propozon një platformë me disa pika, që duhen përmbushur nga mazhoranca për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës dhe futjes së marrëdhënieve mes tyre në një rrjedhë të qetë. Gjithashtu, mësohet se ka një propozim për hartimin e një projekt/ligji mbi “Dekriminalizimin e Kuvendit” brenda janarit, i cili duhet miratuar me konsensus nga palët në 6-mujorin e parë të vitit 2015