Berisha tregon prapaskenat e takimit Basha-Veliaj-Balla

Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën.

Berisha e krahasoi këtë me “historinë e ngjalave”, duke iu referuar takimit të famshëm mes Ramës dhe Metës në vitin 2013 për marrëveshjen e bashkëqeverisjes PS-LSI.

Berisha gjithashtu deklaroi se publikimi i listës së pagave, skandali i fundit që ka plasur në Shqipëri, është bërë për të larguar vëmendjen nga afera e inceneratorëve, por edhe nga ngjarjet në Partinë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë ishte darka me Ballën dhe Veliajn? Irfanin e la e ëma dhe i shpreh ngushëllime. Ky po shkonte pas emisionit për ngushëllim. Ky shkoi në darkë me Erion Veliaj dhe Taulant Ballën. Është si histori e ngjalave të Lalzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra a kemi të bëjmë me një konglomerat, një bashkëpunim kompleks të tyre? Të dhënat dolën pas darkës“, tha Berisha.

Berisha komenton skandalin e publikimit të listës së pagave: Heqja vëmendje nga inceneratorët dhe nga ngjarjet në PD. 

“Për mua ky super skandal, për të cilin në çdo vend të botës kryeministri jep dorëheqjen dhe unë kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës, ky super skandal ka zier. Është e vërtetë, ka vluar nën kapak….

"Si historia e ngjalave"/ Berisha tregon prapaskenat e takimit

Asnjë media nuk e pranoi sapunin për djathë, Kokën për kokën e aferës. Koka ishte hajdut i dobishëm. Në këtë mes e kanë bindur se kjo mbyllet.

Ky (Basha) ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm në aferën e inceneratorëve. Në tërësi frenues, derisa po pëllciste. Jam dëshmitar sepse ndodhi që Abi, të ishte nismëtar dhe ka postuar 298 statuse.

Kështuqë u bë deal (marrëveshje) dhe i kanë thënë t’i nxjerrim. Edhe kriza e PD zvogëlohet. Por kanë patur interes të madh këto gjëra”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?