FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si regjistrohet një parti politike në KQZ për zgjedhje?

Sherri mes PD së Berishës dhe grupit Alibeaj që synon të marrë nga gjykata e apelit vendimin se kujt i takon PD, do të njoh ngjarje të reja nga nesër datë 3 nentor. Pikërisht nesër gjykata e apelit do të vendos se Berisha apo Alibeaj e ka vulën, siglen dhe emrin e PD.

Ja se si e sqaron Ilirian Celibashi se kush do të regjistrohet në zgjedhje me emrin PD. Pra kush merr vertetimin nga gjykata e Tiranës, që nëse me datë 3 nentor vendos Apeli për Alibeaj, atëhere Berisha mbetet me gisht në gojë, ndonëse kjo është e padrejtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një reagim për emisionin “Opinion” ka sqaruar se cila është procedura e regjistrimit të partive politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë reagim që shoqëron vendimin e një pjese të deputetëve të PD që njoftojnë mosarritjen e një marrëveshjeje brenda partisë, KQZ specifikon se për regjistrimin mes të tjerash duhet edhe nje vertetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqarimi nga KQZ

Partia qe kerkon te regjistrohet si subjekt zgjedhor ne KQZ ka detyrimin te paraqesi ne kete institucion, krahas te tjerave, nje vertetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Sipas ligjit per partite politike eshte kjo gjykate e cila mban Regjistrin e Partive Politike.

Ky regjister sipas ketij ligji permban krahas te tjerave:

Numrin rendor te regjistrimit;

Emrin e plote te partise;

Inicialet e partise

Stemen e partise; dhe Emrin e kryetarit te partise.

Keto elemente i permban/duhet ti permbaje vertetimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane i cili depozitohet ne KQZ kur kerkohet te behet regjistrimi i partise si subjekt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?