FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Silva Bino: Vaksina s’ka asnjë ndikim në shëndetin riprodhues! Këto kanë qenë hamendësime të pabazuara

Viti akademik nisi me një valë protestash nga studentë të cilët nuk pranojnë që të vaksinohen si kusht për të marrë pjesë në auditor, shefja për sëmundjet infektive në ISHP, Silva Bino, qetësoi të rinjtë duke thënë se vaksina kundër COVID-19 nuk ka asnjë ndikim në shëndetin riprodhues.

Një nga hezitimet e tyre është që, ne jemi të rinj dhe nuk kemi pse të bëjmë vaksinën. Është e vërtetë se COVID-19 kalon me forma të lehta te të rinjtë, por me shtimin e rasteve mund të kemi forma të rënda dhe vdekje. Vaksina nuk ka asnjë ndikim në shëndetin riprodhues, nëse mbetesh shtatzënë apo jo, si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Të gjitha këto kanë qenë hamendësime të pabazuara. Të gjitha të dhënat e sotme, eksperimentale, në kafshë apo të dhëna në popullatën e përgjithshme, flasin se vaksina nuk ka asnjë efekt”, tha Bino, duke shtuar se aktualisht në dispozicion të studentëve janë dy vaksina, vaksina kineze “Coronavac” dhe “Pfizer”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?