Skandal, Manjani: Dy nene të Komunizimit, sot janë te Rilindja

Përmes një postimi në facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani denoncon se si dy nene të Kodit Penal të Komunizimit, u rilindën nga qeveria e rilindjes.

Manjani shkruan se një nga nenet lidhet me dënimin e çdo njeri që flet, dhe për këtë rast ish-ministri ka marrë procedimin që ju është bërë të rinjëve që protestuan tek Ministria e Brendshme.

”Neni 55, me të cilin pushteti komunist dënonte çdo njeri që fliste. Me këtë nen në mendje e në zemër shoku Edvin dënon cilindo që flet e mendon jo si Ai. Shoku Fatmir, njohës i thellë dhe zbatues i këtij neni urdhëron policinë dhe prokurorinë të procedojnë cilindo që është kundër pushtetit të tyre! Edhe rininë”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa neni tjetër, flet për shmangien e parazitëve nga puna. ”Neni 209 flet për parazitët. Ky nen gjendet sot në fjalorin e Kryeministrit, i cili flet për parazitë në administradë dhe urdhëron publikisht largimin e tyre nga puna”.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?