Skandali, Braimllari: Rama fiku radarët për të favorizuar kriminelët
Për të disatën herë LSI-ja denoncon mosfunksionimin e radarëve në det. Këtë herë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, denoncon në facebook për heshtjen e Prokurorisë së Përgjithshme për këtë çështje.
Sipas tij, radarët fiken me urdhër politik për të lejuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, shqetësim i ngritur edhe nga antimafias italiane.
”Nga këto përgjime vërtetohet se qendrat e radarëve drejtohen nga trafikantët e lëndëve narkotike, gjë që përbën cënim serioz të Sigurisë Kombëtare. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s si kusht kryesor nga agjencite ligjzbatuese të partnerëve ka forcimin e kufijve”.
Akuza e deputetit të LSI-së shkon për kreun e qeverisë, për të cilin thotë se Rama e ka kthyer Shqipërinënga një vend që sillte sabilitet, në një vend që eksporton destabilet, duke favorizuar grupet kriminale me urdhër politik.
”Fikja e radarëve bëhet me urdhër të kryeministrit për të favorizuar trafiqet, duke cënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë por dhe të fqinjëve. Këtij kryeministri nuk i intereson siguria e Shqipërisë ky kërkon të krijoj kaos në vend me qëllim që trafikantët të lulëzojnë dhe të punojnë me qetësi të plotë”,-shkruan më tej deputeti i LSI-së.
KOHA JONË SONDAZH

