Skandali i 2 miliardë eurove, LSI: Rama e fsheh, pasi rrëzohet nga pushteti për…

Pas reagimit të djeshëm, edhe sot kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili i është me tone të ashpëra drejtuar kryeministrit Rama, me thirrjen për të folur për humbjen që i ka shkaktuar shtetit në shifrën e 2 miliardë eurove.

Kjo heshtje e Ramës, për LSI-në vjen nga frika që nëse pranohet, Edi Rama rrëzohet brenda 24 orëve si Kryeministër.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Vasili shton se: ”Skandali i 2 miliard eurove është më i rëndi, që mund të imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohësh në tavolinë. Kryeministri nuk flet nga frika e madhe për pushtetin e tij sepse e di mirë që ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrëzon për 24 orë”,-thekson Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo heshtje e Ramës për Vasilit vjen nga frika e madhe që ka Kryeministri për pushtetin, pasi nëse e pranon ai rrëzohet brenda 24 orëve. ”Ai është përgjegjës direkt për disa nga këto gjyqe pasi i ka frymëzuar e mbështetur personalisht veprimet antiligjore dhe për dëmin kolosal financiar që ka ardhur prej këtyre veprimeve”,-shton Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Kryeministër boll u trembe, fol për 2 miliardë eurot, kurseja shqiptarëve një ’97 të dytë!

Skandali i 2 miliard eurove është më i rëndi, që mund të imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohësh në tavolinë.

Kryeministri nuk flet nga frika e madhe për pushtetin e tij sepse e di mirë që ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrëzon për 24 orë.

Ai është përgjegjës direkt për disa nga këto gjyqe pasi i ka frymëzuar e mbështetur personalisht veprimet antiligjore dhe për dëmin kolosal financiar që ka ardhur prej këtyre veprimeve.

Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit, e cila e ngriti me shumë të drejtë dhe përgjegjshmëri këtë aferë gjigande.

Humbja e 2 miliard eurove është një tragjedi me dimensione politico-shoqërore te ngjashme me tragjedinë e vitit ’97.

Kryeministri lodhet kot duke u fshehur. Të gjithë e dinë që kur të ndodhë kjo tragjedi, kryeministri do të ikë duke i lënë pas zjarrin Shqipërisë, njëlloj si ata që në ’97 pasi i vunë zjarrin ikën nga vendi.

Shqipëria dhe shqiptarët lënguan për vite të tëra pasojat e ’97. Ndaj kryeministri nuk ka asnjë të drejtë që të heshtë më, sepse Shqipëria nuk është pronë e tij. Kryeministër kurseja Shqipërisë një ’97 të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?