Sondazhi për drejtësinë, 70 % e shqiptarëve nuk besojnë te sistemi

Sistemi i drejtësisë ende shihet me mjaft skepticizëm nga qytetarët. Mosbesimi te sistemi konfirmohet edhe nga një sondazh i realizuar së fundmi nga PNUD.

Sondazhi i kryer mbi një kampion prej rreth 1.800 personash sjell në vëmendje se 78% e banorëve të Tiranës nuk kanë besim te gjykatat.

“I pyetem njerëzit nëse kanë besim te sistemi i drejtësisë dhe shifrat janë shumë të mëdha. Rreth 70% e të anketuarve thanë se nuk e kanë besim te sistemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 78% e të anketuarve në Tiranë u përgjigjën se nuk kanë besim te sistemi i drejtësisë. Të njëjtën përgjigje kanë dhënë edhe rreth 74% e të anketuarve në zonat jashtë Tiranës. Dhe të shohim një prej rezultateve më interesantë dhe të çuditshëm të sondazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendohet gjerësisht se njerëzit nuk i besojnë sistemit pasi nuk e njohin, por e vërtetë është e kundërta. Sa më shumë e njohin sistemin, aq më shumë qytetarët nuk i besojnë atij.

81% e personave që kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë me sistemin e drejtësisë, nuk kanë besim te ai.  Ndërkohë që shifra e atyre që nuk kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë por shprehen mosbesues ndaj tij është 66%,” tha Sinisha Miatoviç, përfaqësues i PNUD.

Sondazhi i PNUD ka qëllim të masë aksesin e shqiptarëve në sistemin e drejtësisë, veçanërisht atë të shtresave në nevojë.

Gjetjen e tij do të merren parasysh në projektligjin për ndihmën juridike, i cili do të kalojë se shpejti në Kuvend./a.m./Java/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?