Sot feston ditëlindjen, Meta: I lumtur që e ndaj në ditën kur NATO vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kreu i shtetit, Ilir Meta feston ditën e sotme ditën e tij të lindjes. Në një mesazh në Facebook, Meta shkruan se është i lumtur që feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me këtë ngjarje të shënuar, ndërsa thekson se kombi shqiptar do iu jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Mesazhi i kreut të shtetit në Facebook:

“Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.
Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?