Sot hapen zarfat, deputetët e mazhorancës japin tre propozimet për Presidentin e ri
Deputetët e mazhorancës do të dorëzojnë sot zarfat me tre emrat që ata propozojnë për Presidentin e ri të Republikës.
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, çdo deputet do të ketë mundësinë të dorëzojë jo më shumë se tre emra për Presidentin e Ri.
“Në një zarf çdo deputet përmes një formulari do ketë mundësi të propozojë jo me shumë se tre kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Për ne ka rëndësi të jetë proces konsultimi brenda grupit. Nesër deputetët do i depozitojnë në një sekretari të posaçme më pas do kemi mundësi të vlerësojmë propozimet brenda grupit”, u shpreh një ditë më parë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, në një deklaratë për mediet.
KOHA JONË SONDAZH

