Sot Presidenti Zelensky flet në Kuvendin e Shqipërisë
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky do të jetë i pranishëm ditën e sotme në parlamentin e Shqipërisë përmes një video-konference nga Kievi.
Për mesazh ka shkruar edhe kryeministri Rama mëngjesin e sotëm në rrjtetet sociale.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama në Facebook.
Seanca e posaçme për Ukrainën do të nisë në orën 13:00 dhe është bërë me dije se Volodymir Zelensky do të përcjellë një mesazh virtual për paqen dhe rëndësinë e madhe që ka mbështetja që shtetet e ndryshme po i ofrojnë Ukrainës, në një kohë të vështirë si kjo.
KOHA JONË SONDAZH

